Fjalë Kyçe

Gjykata e Apelit miraton kërkesën e SBASHK-ut për kompensimin e orëve të humbura

Gjykata e Apelit miraton kërkesën e SBASHK-ut për kompensimin e orëve të humbura

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën e tyre, duke prishur kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kompenzimin e orëve të humbura mësimore, ku MASHT obligon personelin arsimor t’i kompensojnë orët që ishin humbur gjatë grevës që kishte zgjatur tri javë.

Gjykata e Apelit ka vendosur se lënda duhet t’i kthehet Gjykatës së shkallës së parë për rigjykim dhe rivendosje.

“Gjykata e Apelit e Kosovës miraton ankesën e SBASHK-ut. Miratohet si e bazuar ankesa e paditëses SBASHK, ndërsa prishet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative A.nr. 552/2019, i datës 25.04. 2019 dhe lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Një vendim i pa bazuar në ligj i ish ministrit Bytyqi e që kishte të bënte me një urdhër për kompensimin e të gjitha orëve të grevës 3 javore ishte kundërshtuar nga SBASHK-u, që po mbronte vendimin e Këshillit Drejtues të kësaj sindikate që orët e humbura në grevë të mos kompensoheshin”