Fjalë Kyçe

Gjykata merr një vendim ndaj dy edukatoreve të “Cambridge Kids”

Gjykata merr një vendim ndaj dy edukatoreve të “Cambridge Kids”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dy edukatoreve që dyshohet se u përfshin në keqtrajtimin e një fëmije në çerdhen “Cambridge Kids”.

Gjykata i ka caktuar dy të pandehurave: T.G. dhe Sh.A., masën e arrestit shtëpiak për një muaj secilës.

Edukatorja T.G. dyshohet për kryerjen e veprës penale “keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, ndërkaq e edukatorja Sh.A. dyshohet për veprën penale të “mosraportimit të abuzimit me fëmijë”.

“Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak iu caktohet në bazë të nenit 183 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.