Fjalë Kyçe

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Salih Mustafës.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, shkruan lajmi.net.

Në vendimin e tij, gjyqtari francez ka kërkuar nga avokati dhe prokuroria që të dërgojnë parashtresat e tyre për shqyrtimin tjetër të paraburgimit, më 11 maj të këtij viti.

Kjo është hera e tretë që Mustafës i vazhdohet paraburgimi nga Specialja.