Fjalë Kyçe

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale ua ka refuzuar kërkesat për lirim nga paraburgimi dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, ua ka vazhduar paraburgimin atyre me një vendim të nxjerrur gjatë ditës së djeshme.

Po ashtu, në vendimin e tij, Guillou ka kërkuar nga palët që të dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim për afatin tjetër të ankesës për lirim nga paraburgimi.

Gjyqtari atyre u ka dhënë afat që këtë ta bëjnë deri më 1 prill.

Po ashtu, Guillou ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që të dërgojnë deklarata, materiale audio/video nga oficerët që kanë arrestuar Nasim Haradinajn.

ZPS-së për këtë i është dhënë afat deri më 12 mars.