Fjalë Kyçe

Gjykohet italiani: Ka vrarë gabimisht shqiptarin në vend të serbit

Gjykohet italiani: Ka vrarë gabimisht shqiptarin në vend të serbit

Alessandro M. iu desh të presë mbi katër vjet për t’u gjykuar. 43 vjeçari italian mendohet se e ka qëlluar dhe vrarë kosovarin A. G. në Winznau (Solothurn) në korrik 2016, shkruan blick.ch.

Punëtori i ngjyrosjes së shtëpive qe kapur shpejt pas krimit.Në atë kohë, zyra e prokurorit publik në Solothurn kishte deklaruar se hetimet po ecnin mirë por i akuzuari “në thelb nuk po e pranon veprën”.

Alessandro M. është tani në bankën e të akuzuarve – për vrasje. Veç kësaj atë e ngarkojnë edhe akuzat për vrasje me dashje, përvetësime, përvetësime të paligjshme dhe shkelje të shumta të ligjit të armëmbajtjes.

Ndërsa rrethanat e vrasjes së kosovarit janë kurioze: Alessandro M. ishte ndjerë i tradhtuar nga një serb i cili nuk donte të tregonte vendndodhjen e ish-të dashurës së tij, përcjell albinfo.ch. Kërkimi i pasuksesshëm e kishte zemëruar aq shumë  italianin sa që ai kishte shkuar për t`iu hakmarrur serbit në Winznau.

Ai kishte hyrë në banesë dhe së pari kishte qëlluar njëherë me armë përmes derës së bodrumit. Mirëpo, mbrapa derës nuk ishte serbi, por A. G. Pasi i akuzuari kishte hapur derën, ai e kishte qëlluar kosovarin përsëri edhe tri herë, transmeton albinfo.ch. Nga gjithsej katër gjuajtje, A. G. qe goditur tri në trup dhe njëherë në kofshë.

Vetëm pas kësaj i pandehuri supozohet të ketë parë që ai kishte qëlluar personin e gabuar.

Zyra e prokurorit publik nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi faktet e përmednura.