Fjalë Kyçe

Gjyqtarët kosovarë në ndeshjen Feronikeli – Milan

Gjyqtarët kosovarë në ndeshjen Feronikeli – Milan

Ndeshja e shumëpritur ndërmjet kampionit të Kosovës, Feronikelit dhe Milan ka nisur t’i zbulojë risitë e veta.

Gazeta “Zëri” ka raportuar gjatë ditës së sotme ekskluzivisht se kjo miqësore do t’i besohet gjyqtarëve kosovarë, derisa emrat ende nuk janë bërë publike.

“Në ndeshjet miqësore të klubeve UEFA e FIFA nuk ndalon që ato të gjykohen nga gjyqtarët vendorë, për dallim nga ndeshjet e kombëtareve që gjykohen nga gjyqtarë të huaj”, i ka thënë Zërit një burim i afërt me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Kjo ndeshje është një shans i mirë për t’i promovuar edhe gjyqtarët kosovarë kështu që sipas të gjitha gjasave ajo do të drejtohet nga kosovarët. Kosova ka disa gjyqtarë me stemë të FIFA-s por mund të ndodh që shansi t’i jepet edhe ndonjë gjyqtari tjetër të ri vendor pas stemë për t’u promovuar”, ka thënë burimi për Zëri.info.

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Milanit do të zhvillohet me 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës, derisa ky takim ka bërë buj të madhe edhe në mediet ndërkombëtare