Fjalë Kyçe

Gjyqtari italian i futbollit dhe partnerja e tij gjenden të vdekur në banesën e tyre

Gjyqtari italian i futbollit dhe partnerja e tij gjenden të vdekur në banesën e tyre

Një gjyqtar i futbollit në Itali është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Daniele De Santis dhe një femër (e identifikuar si Eleonora Manta) janë gjetur të vdekur në një banesë në Lecce.

De Santis ishte gjyqtar i futbollit, 30 vjeç, i angazhuar në ndeshjet e Serie C, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Policia italiane është duke zhvilluar hetime për dinamikën e ngjarjes.

Trupat e tyre pa shenja jete janë gjetur në një banesë në rrugën Gallipoli në Via Montello, në qytetin e Lecces.

Dyshimet e para janë se vrasësi është parë duke u larguar nga ndërtesa me një thikë në dorë.