Fjalë Kyçe

Gjyqtari nga Kosova do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e FIBA EuroCup Women

Gjyqtari nga Kosova do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e FIBA EuroCup Women

Gjyqtari kosovar, Daut Mehmeti është nominuar për të gjykuar në ndeshjen BCF Elfic Fribourg-Liege Panthers në grupet e FIBA EuroCup Women.

Ndeshja do të zhvillohet më 28 nëntor në Fribourg të Zvicrës. Mehmedi ka gjykuar edhe në ndeshjet e tjera ndërkombëtare, derisa është licencuar nga FIBA.

Përveç tij në këtë edicion edhe disa gjyqtarë tjerë nga Kosova kanë gjykuar në ndeshjet ndërkombëtare, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës.

Kjo vjen falë punës së madhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lartë nga FIBA Referee Department.