Marco Serra ishte emri më i përfolur mbrëmë në Itali.
Gjyqtari italian bëri një gabim trashanik, duke i mohuar fitoren skuadrës së Milan.
Serra anuloi golin e Junior Messias, për t’i dhënë një gjuajtje të lirë skuadrës së Milan. Gjuajtja e lirë i shkoi dëm Milanit, që më pas pësuan edhe një gol.
Pas ndeshjes, gjyqtari i kishte kërkuar falje gjithë skuadrës së Milan. Më tepër se kaq, Serra ishte në lot dhe në gjendje shoku, përcjell lajmi.net.
Ibrahimovic kishte shkuar në dhomën e zhveshjes së gjyqtarit dhe e kishte ngushëlluar, duke i thënë se të gjithë njerëzit gabojnë.
Vendimi i Serra mbrëmë mund të jetë vendimtar edhe për çështjen e titullit të kampionit në Serie A.