Fjalë Kyçe

Gjysma e një lagjeje në Amerikë vendosin flamuj të Kosovës para shtëpive të tyre

Gjysma e një lagjeje në Amerikë vendosin flamuj të Kosovës para shtëpive të tyre

Një shtetas amerikan ka treguar se si në shtëpitë dhe rrugët e lagjes së tij janë vendosur flamuj të Kosovë për të shënuar 14-vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postimi në Twitter Jon Fanelli, ka shkruar se janë solidarizuar me fqinjët e tyre nga Kosova, pasi ka mësuar se kosovarët festojnë 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

“Fqinjët tanë janë nga Kosova dhe na treguan se si e festojnë 4 Korrikun në solidaritet me SHBA-në. Gjysma e lagjes sime vendosi që ne t’ia kthenim nderin dhe po vendosim flamujt e Kosovës për Ditën e Pavarësisë së tyre sot”, ka shkruar ai.