Fjalë Kyçe

Gladiatori Muriqi: Përgjaket në derbi, tri qepje në kokë dhe luan 90 minuta

Gladiatori Muriqi: Përgjaket në derbi, tri qepje në kokë dhe luan 90 minuta

Vedat Muriqi është një ‘luan’ dardan.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar edhe një herë shpirtin e tij luftarak që nuk dorëzohet kurrë.

Mbrëmë në derbin më të madh në Turqi, ndërmjet Galatasaray dhe Fenerbahce, Muriqi u paraqit nga minuta e parë për skuadrën e Fenerit.

Gjatë ndeshjes, kosovari pësoi një çarje në kokë, e cila u desh të trajtohej me tri qepje, por kjo nuk e ndali Muriqin të vazhdonte lojën, shkruan lajmi.net.

Vedat Muriqi luajti për 90 minuta për të gjashtën herë gjatë këtij edicioni me skuadrën turke.