Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila udhëhoqi vazhdimin e seancës plenare sot.
“Kryetari ka rezultuar pozitiv me COVID-19 kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë, kjo është për njoftimin tuaj dhe natyrisht për njoftim të publikut, shpresoj që do të kalojë shumë shpejtë dhe me lehtësi. Edhe ministrja Hajdari ka rezultuar pozitiv dhe nuk mund të jetë e pranishme për prezantimin”, ka thënë Bogujevci.