Fjalë Kyçe

“Godet” Munishi: Bën thirrje për korrektësi në derbin Ballkani-Drita!

“Godet” Munishi: Bën thirrje për korrektësi në derbin Ballkani-Drita!

Ismet Munishi duket se nuk po i frikësohet Dritës, me të cilën ekipi i tij, Ballkani, do ta zhvillojë nesër derbin e madh për vendin e parë në Ipko Superligë. Por, frikësohet në diçka tjetër. Ai e dha një deklaratë të fortë për Gazetën Express. Munishi tha se shpreson në një referim korrekt dhe që fituesi të përcaktohet në fushën e blertë.

Ismet Munishi e ka dhënë një deklaratë “bombastike” për Gazetën Express vetëm 24 orë para derbit për vendin e parë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll që skuadra e tij, Ballkani, do ta zhvillojë si vendas kundër Dritës.

Kjo e fundit para dy javësh e fitoi një ndeshje ndaj Vushtrrisë përmes një referimi shumë të përfolur dhe pikërisht aty është ndalur Munishi për ta tërheq vërejtjen që të kihet kujdes ndaj Ballkanit në mënyrë që të mos dëmtohet vetëm pse është një klub i vogël me histori, por që po tregohet shumë i madh në këtë stinor, raporton Gazeta Express.

Ballkani i prinë Ipko Superligës me vetëm një pikë më shumë sesa Drita dhe tri më tepër sesa Gjilani e Prishtina.

“Drita është skuadër shumë e forte brenda fushës, por edhe jashtë saj. Ka ekip cilësor. Kurse, ne jemi bërë gati që t’i kundërvihemi.  Po ashtu, jemi bërë gati që kur kemi goditje dënimi në favorin tonë, lojtarët tanë të mos shkojnë në murin e kundërshtarit me qëllim të mos na anulohet goli. Shpresoj të jetë një referim i mirë. Realisht për ne do të ishte i mirëseardhur edhe një barazim sepse jemi lider dhe luajmë ndaj kandidates për titull”, ka deklaruar për Gazetën Express Ismet Munishi, i cili po e bënë mrekullinë në këtë stinor duke e kërkuar titullin dhe Kupën me Ballkanin, ekip ky që jo fort moti luftoi për mbijetesë në elitë!