Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, është lënduar sot gjatë një loje amator të hokejit në akull, që është zhvilluar në Minsk.
Siç raportojnë mediat, ekipi i tij megjithatë ka fituar 5:1 ndaj një ekipi rajonal të Minskut.
Lukashenko është lënduar nga një lojtar i ekipit kundërshtar, i cili aksidentalisht ka goditur atë në fytyrë me shkopin e hokejit.
🏒А вот тот самый опасный момент pic.twitter.com/1VYVKVLc5E
— PULPERVOGO (@pulpervogo) April 9, 2022
Ndryshe, Lukashenko është njëri prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.