Fjalë Kyçe

Goditet nga një veturë një këmbësore në Prishtinë

Goditet nga një veturë një këmbësore në Prishtinë

Një këmbësorë ka marrë lëndime trupore pasi është goditur sot rreth orës 08:30 në rrugën “Iliri Konushevci”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“ Rreth orës 08:30, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.