Fjalë Kyçe

Tentonte t’iu ikte qenëve, i moshuari goditet nga vetura në Prishtinë

Tentonte t’iu ikte qenëve, i moshuari goditet nga vetura në Prishtinë

Pak minuta më parë një veturë ka goditur një këmbësor në rrugën C.

Sipas dëshmitarëve të rastit, ngjarja ka ndodhur për shkak se një i moshuar duke tentuar t’i ikte kafshimit të qenëve, u godit nga një veturë, e cila ishte me shpejtësi të madhe, shkruan Reporteri.net

Qytetarët shprehën pakënaqësinë e tyre, duke thënë se kjo është shqetësim i dyfshit, frika nga qentë dhe nga goditjet e veturave.

Kujtojmë që ekipet emergjente dhe policia ende nuk kanë dalur në vendin e ngjarjes, për ta trajtuar rastin.