Jeta e një vajze adoleshente u ndërpre në mes të shtunën, për shkak të një gare në rrugë, në Montreal të Kanadasë.
15-vjeçarja Veronika Gashi humbi jetën mbrëmjen e kaluar, pasi automjeti i pa lëvizur në të cilin ndodhej (vetura gri) u godit gjatë një gare në rrugë.

“Unë provova gjithçka për ta shpëtuar atë,” pëshpëriti me një zë të thyer Charbel Saliba, shofer i makinës në të cilën ishte viktima e re e moshës 15 vjeçare. Dyshja ishte ndalur në autostradë për ndihmuar dy shoferët e përfshirë në një aksident që ndodhi para tyre.
Disa orë më parë, në fund të ndërrimit të saj në Tim Hortons, adoleshentja nga Candiac kishte rënë dakord të shkonte në një takim të automjeteve të modifikuara me mikun e saj më të mirë, një entuziast i madh i makinave.