Fjalë Kyçe

Goditi gazetaren me shuplakë nga të pasmet, tifozi italian merr dënimin e rreptë

Goditi gazetaren me shuplakë nga të pasmet, tifozi italian merr dënimin e rreptë

45-vjeçarit italian Andrea Serrani i cili rrëfeu se kishte ngacmuar gazetaren sportive të Toscana TV, Greta Beccaglia, do i ndalohet të hyjë në stadiumet e futbollit në Itali për 3 vite.

Masa ka hyrë në fuqi ditën e sotme.  Më 27 nëntor, tifozi i Fiorentinës goditi me shuplakë nga të pasmet gazetaren kur ajo raportonte për përfundimin enjë ndeshjeje.

Nga kjo mbrëmje tifozi nuk do të mund të ndjekë ndeshjen e Fiorentinës, përcjell abcnews.al. Andrea Serrani është nën hetim nga për krimin e dhunës seksuale. Avokat i 45-vjeçarit tha se klientit të tij “i vjen shumë keq dhe se dëshiron t’i kërkojë falje gazetares “personalisht”.