Dy zyrtarizime këtë të shtunë te Llapi në IPKO Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Podujeva siguroi shërbimet e mbrojtësit Elvis Prençi dhe të mesfushorit vendës Flamur Bajrami.
Elvis Prençi, 25 vjeç, luan si qendërmbrojtës dhe më parë ka qenë pjesë e Kukësit, Partizanit, Tiranës, Teutës dhe Korabit në Kategorinë Superiore në Shqipëri. Ai ka luajtur edhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Prençi do të jetë pjesë e llapjanëve të paktën deri në fund të sezonit.
Flamur Bajrami ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut, Tiranës e Vëllaznimit.