Fjalë Kyçe

Gol dhe asist, Nedim Bajrami frymëzon Empolin drejt fitores ndaj Udineses

Gol dhe asist, Nedim Bajrami frymëzon Empolin drejt fitores ndaj Udineses

Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami ka shkëlqyer me Empolin në fitoren ndaj Udineses, në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të në Serie A.

Empoli shënoi fitore ndaj Udineses me rezultat 3:1.

Ai shënoi fillimisht golin në minutën e 59-të, duke e goditur topin drejt portës së boshatisur për 2:1.

Më vonë, në minutën e 78-tëm Bajrami asistoi për Pinamontin i cili realizoi golin e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Empoli shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e 11-të, kurse Udinese gjendet e 14-ta me 16 pikë./express