Fjalë Kyçe

Gol i bukur i Kolollit në miqësore

Gol i bukur i Kolollit në miqësore

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli ka shënuar gol të bukur të martën në miqësore. Ai realizoi nga një goditje dënimi në fitoren 5:1 të Zuerichut ndaj Aaraut.

Kololli shënoi golin e parë në minutën e 40-të. Liridon Balaj barazoi shifrat për Aaraun, por Zuerichu realizoi edhe katër gola tjerë.

Mirlind Kryeziu, Hekuran Kryeziu dhe Kololli startuan për Zuerichun. Në pjesën e dytë luajti edhe Toni Domgjoni.