Fjalë Kyçe

Golashënuesi i vitit 2019: Lewandowski e kalon edhe Messin

Golashënuesi i vitit 2019: Lewandowski e kalon edhe Messin

Lewandowski, Messi dhe Sergio Aguero janë golashënuesit e vitit 2019.

Lewandowski është duke kaluar nëpër një formë fantastike te Bayern Munich.

13 ndeshje, 18 gola në sezonin 2019/20 (deri më tani), Robert Lewandowski po shijon një ndër sezonet më të mira në karrierë.

Falë startit fantastik të sezonit (12 gola në Bundesliga), Lewa aktualisht është golashënuesi më i mirë në top pesë ligat në Evropë në vitin 2019.

Ai në total ka realizuar 36 gola në vitin kalendarik 2019, tri më shumë se Leo Messi (33).

I treti renditet sulmuesi në super formë i Pep Guardiolës, Sergio Aguero, me 29 gola, aq sa Kylian Mbappe, derisa Raheem Sterling ka realizuar 27 dhe anësori i Liverpoolit, Sadio Mane me 26.