Gold AG ka hapur arkivat e fëmijërisë.
Karantina ka bërë që shumë prej të famshmëve tanë të sjellin fotografi të realizuara në fëmijëri, shkruan lajmi.net.
Njësoj veproi së fundi reperi Gold AG, i cili postoi një foto, e cila ishte shkrepur në vitin 1988, pra plot 32 vite më parë.
Në fotografi, reperi ishte veshur me veshje kombëtare, ndërsa natyrisht se dukej krejtësisht ndryshe nga tani.
“Epopeja e UÇK-së”, është kënga e fundit e Goldit, ndërsa pritet që pas kësaj periudhe të sjell këngë të reja.