Reperi shqiptar Arian Agushi përherë komenton çështjet aktuale në vend.
Ai ka komentuar së fundmi edhe deklaratat për grupin e Kumanovës, shkruan lajmi.net.
Reperi Gold Ag i ka cilësuar si deklarata skandaloze.
Ai tha se pjesëtarët e këtij grupi nuk janë tradhtarë, por janë të tradhtuar.
“Deklaratat për grupin e Kumanovës janë skandaloze, për një arsye, pa marrë parasysh kush i ka manipulu, kush i ka tradhtu ata djem, nuk janë as tradhtarë as grup kriminal, ata munden me kanë të tradhtum, kështu që ata djem, 10 prej tyre kanë vdekë, kanë lanë fëmijë jetima, njëzet e kusur, gati 30 tjerë, janë nëpër burgje, ma shumë se dhjetë prej tyre janë dënu me burg të përjetshëm, edhe ata kanë nana, kanë baballarë, kanë fëmijë, që kanë lanë jetima me babë gjallë. Na duhet me pasë kujdes hatri i tyne, nëse dihet saktë çka paska ba tek paska ba, kallxo kush i ka thanë tek i ka thanë edhe jena në rregull. Ata nuk janë kanë kullera, shumica prej tyre janë kanë pjesëtarë të tri luftave, ata kanë mujtë ma së lehti me u tradhtu,” ka thënë reperi për Radio Klan Kosova FM