Fjalë Kyçe

Gold AG ndan fotografinë e parë me djalin në rrjete sociale

Gold AG ndan fotografinë e parë me djalin në rrjete sociale

Artisti me prejardhje nga Presheva, Gold AG, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të zëshëm në estradë.

Pak ditë më parë, më saktësisht më 28 nëntor (Dita e Flamurit) ai u bë baba për herë të parë.

Reperi dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën, Gueril.

Kësaj radhe, Arian Agushi (emri i vërtetë) ndau një fotografi në rrjete sociale për herë të parë me djalin.

“Guerili i babit”, ka shkruar ai.

https://www.instagram.com/p/CIta7ihFpb3/?utm_source=ig_web_copy_link

Komentet dhe urimet ndërkohë nuk munguan nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët i uruan një ‘jetë të gjatë dhe të lumtur’.

Gold AG dhe partnerja e tij nga Gjilani po ashtu u martuan këtë vit, pa ndonjë ceremoni për shkak të COVID-19