Arian Agushi është një nga reperët më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët.
Ai ka arritur të bëjë për veti audiencën me anë të teksteve të tij duke pasqyruar gjithmonë realitetin shkruan Kosovarja.
Ani pse jetën private dëshiron ta mbajë larg nga syri i medieve një gjë të tillë nuk po mundet ta mbajë.
Duke qenë mjaftë aktiv në rrjete sociale, këngëtari publikon imazhe nga më të ndryshmet duke marrë vëmendjen me mbishkrimet e tyre.
Si rrallëherë, Goldi sonte publikoj një imazh nga shtëpia e tij luksoze, e cila po duket e dekoruar me shumë shije.
Duket se edhe për mobilim ka shije unike njësoj siç është vet ai.