Gold AG i ka uruar myslimanët për Ramazan.
Muaji më i rëndësishëm për myslimanët, muaji i Ramazanit ka filluar sot, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, reperi i njohur shqiptar Arian Agushi – Gold AG ka zgjedhur që nëpërmjet postimit të një fotografie të realizuar në Medinë t’i urojë të gjithë besimtarët.
“Urime muaji i bekuar i Ramazanit. Agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti fuqiplotë”, ka shkruar Goldi pranë postimit të fotografisë.
Urimit i janë bashkangjitur edhe një numër i madh ndjekësish.