Fjalë Kyçe

Goli i fundit, nga arkivoli/ Nderimi i rrallë që i bëhet futbollistit të ndjerë

Goli i fundit, nga arkivoli/ Nderimi i rrallë që i bëhet futbollistit të ndjerë

Jaime Escandar, golashënuesi më i mirë i ekipeve të kategorive të ulta në Kili, shënoi golin e tij të fundit… nga arkivoli.

Lojtari i Club Aparición ndërroi jetë para pak ditësh dhe shokët e skuadrës së tij, bashkë me tifozët, vendosën që lamtumirën e fundit t’ia jepnin në fushën e futbollit, në një mënyrë të pazakontë.

Ceremonia konsistoi në vendosjen e arkivolit në zonën e vogël, nga ku njëri nga shokët e përplasi topin në arkivol dhe më pas shkoi në rrjetë, transmeton a2cnn. Sapo ndodhi kjo, qindra tifozët që ishin mbledhur në fushë shpërthyen në brohorima.