Fjalë Kyçe

Goli i Jorginhos “hit” në Angli

Goli i Jorginhos “hit” në Angli

Penalltia e Jorginhos është bërë temë diskutimi në mediat angleze.

Jorginho me mënyrën e ekzekutimit të penalltisë së tij ndaj Tottenhamit ka zgjuar një temë diskutimi në Angli.

Mesfushori i Chelseat shënoi lehtësisht ndaj “Spurs” në fitoren e “Blues” në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Carabao Cup, përcjell lajmi.net.

Chelsea fitoi pas penalltive duke siguruar finalen me Manchester Cityn.

Kurse, penalltia nga Jorginho ka bërë që tifozët e Chelseat t’i shtojnë thirrjet që reprezentuesi italian të jetë ekzekutues i penalltive te ekipi londinez.