Fjalë Kyçe

Goli i Kryeziut, kandidat për më të mirin e javës në Ligën e Konferencës

Goli i Kryeziut, kandidat për më të mirin e javës në Ligën e Konferencës

Ballkani e regjistroi mbrëmë një fitore të madhe ndaj gjigantit ballkanik, Dinamo Zagreb, të cilin e mposhti me rezultat 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Almir Kryeziu e shënoi një gol fantastik në fund të pjesës së parë, kurse golin e dytë të kampionit kosovar e realizoi Walid Hamidi, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ishte fitorja e parë e therandasve në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

E goli i Kryeziut është futur në mesin e më të mirëve të xhiros së dytë të fazës së grupeve të kësaj gare.

UEFA përmes uebfaqes së vetë zyrtare i ka publikuar golat më të mirë të kësaj jave, ndërsa tifozët mund ta votojnë më të mirin e xhiros në këtë link: https://www.uefa.com/uefaeuropaconferenceleague/goal-of-the-week/

Prandaj, edhe tifozët kosovarë do ta kenë mundësinë ta votojnë golin e Kryeziut, i cili ishte vërtet i jashtëzakonshëm pas një pasimi brilant që e mori.