Fjalë Kyçe

Goli i Messit me komentimin më drithërues që keni dëgjuar ndonjëherë

Goli i Messit me komentimin më drithërues që keni dëgjuar ndonjëherë

Goli i Lionel Messit i shënuar ndaj Liverpoolit nga gjuajtja e lirë, është përjetuar në forma të ndryshme nga persona të ndryshëm.

Sigurisht që përjetimet më emocionuese vijnë nga komentatorët e sportit, që kanë qenë duke komentuar drejtpërdrejtë këtë ndeshje.

Media spanjolle ‘AS’, ka publikuar një video incizim me disa nga komentimet më emocionuese të golit të Lionel Messit.

‘AS’ nuk ka përcaktuar emrin e komentatorit, por përjetimi i tij është shumë emocionues, sa që ‘ole’-ja e tij mund të ketë thyer rekord për mbajtjen e frymës.

Këto përjetime të komentatorëve mund t’i dëgjoni në pjesën e mëposhtme.