Fjalë Kyçe

Google befason me një paralajmërim

Google befason me një paralajmërim

Google ka nisur t’i paralajmërojë përdoruesit se së shpejti uebsajti do të pësojë ndryshime. Përdoruesit e kanë vërejtur së fundmi një mesazh në kryefaqen e Googlet që thotë “Një pamje e re po vjen së shpejti”.

Ende nuk dihet se çka do të përmbajë ky ndryshim, por është thënë se do të përfshijë ridizajnim të hyrjes. Viteve të fundit, kompania ka përditësuar çështje të sigurisë.

Rregullat janë përditësuar edhe te aspekti i Cookies, apo i regjistrimit të të dhënave në uebfaqe.

Sipas kësaj, faqet e internetit mund t’ua mbajnë mend vizitat tuaja, në mënyrë që ta bëjë më të lehtë vizitën e ardhshme.