Një grua është grabitur në vendin e punës në Ferizaj.
Policia e Kosovës njofton se një grua është grabitur në vendin e punës dhe i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.
Raporti tregon gjithashtu se grabitësi e kishe kërcënuar me armë viktimën femër.
“Ferizaj 18.01.2024-17:52. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se deri sa ishte në vendin e punës, kishte hyrë një person i dyshuar i panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kishte marr një shume te hollash dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thonë nga PK