Persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin një pompë derivatesh në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” rreth orës 01:00 të ditës së sotme.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për KosovaPress deklaroi se grabitësit kanë arritur të marrin një shumë parash dhe më poas janë larguar nga vendi i ngjarjes.