Fjalë Kyçe

Grabitje e armatosur në një bankë në Vushtrri, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje pasdite në një filial banke në Vushtrri ka ndodhur një grabitje e armatosur nga persona të maskuar.

Rastin në polici e kanë raportuar dy punëtore derisa ishin duke punuar.

“Dy viktima femra K/Shqiptare kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një filial bankar, dy të dyshuar meshkuj të panjohur të maskuar dhe nën kërcënim të armës  nga arka u kanë grabitur një shumë parash’, thuhet në raportin e policisë.

Të njëjtit  janë larguar në drejtim të panjohur.

Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar./Gazeta Alo/