Fjalë Kyçe

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur sot në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave”, ka thënë Ahmeti për KOHË-n.

Ajo tutje ka shtuar se me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që dy të dyshuar, së paku njëri nga ta i armatosur, nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga aty një vlerë të caktuar monetare.

“Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka thënë Ahmeti.