Fjalë Kyçe

Grabitje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Grabitje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në një filial banke në Prishtine.

Policia ka njoftuar se me të marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku thuhet se dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i armatosur.

Lajmin e konfirmoi për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë I armatosur. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, tha Borovci.