Fjalë Kyçe

Grabitje në mes të Tiranës, momenti kur autori vrapon me çantën me para

Grabitje në mes të Tiranës, momenti kur autori vrapon me çantën me para

Gazeta Mapo ka siguruar pamjet nga momenti kur njëri nga autorët e grabitjes në Tiranë largohet me vrap me çantën me para në dorë.

Autori është i maskuar, ndërsa është fiksuar nga kamerat e bizneseve duke u arratisur me shpejtësi në rrugica.

Sipas policisë grabitja ndodhi rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”, ku 2 persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën një shumë parash Qani Zilit, 55 vjeç.

Ky i fundit po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute. Autorët kishin informacion për lëvizjet 55-vjeçarit duke e sulmuar dhe grabitur.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave. Grabitësit në arratisje e sipër braktisën motorin me të cilin po lëviznin dhe u larguan me këmbë nëpër rrugica duke humbur gjurmët.

Pamjet filmike dhe provat e mundshme të lëna në motorin që braktisën mund të çojnë grupin hetimor në gjurmët e grabitësve.