Përparim Rama i ka nisur punët e mëdha që e presin në kryeqytet.
Madje, kryetari i sapozgjedhur ka dalur në punë edhe në vikend për të nisur planin e madh për kryeqytetin.
Bashkë me të në zyre ishte një staf i madh ekspertësh, bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj.
Ka qenë pikërisht ai që ka publikuar pamje nga zyra e Ramës ku shihen grafika, planprogram e dokumente të shumta në të shtunën e parë si kryetar i Prishtinës./indeksonline