Fjalë Kyçe

Gramoz Kurtaj firmos me Gjilanin

Gramoz Kurtaj firmos me Gjilanin

Gjilani ka arritur marrëveshje me mesfushorin me eksperiencë evropiane, Gramoz Kurtaj.

Ashtu siç ka raportuar ekskluzivisht më herët lajmi.net, Kurtaj pritet shumë shpejt të zbarkojë në Kosovë për t’u paraqitur me ‘Skifterat’.

Burimet e lajmi.net bëjnë me dije se 29-vjeçari ka nënshkruar sot kontratën me Gjilanin, ndërsa pritet të kryhen brenda pak ditëve disa dokumente formalitetesh nga ekipi Thanh Hoa për të zyrtarizuar këtë transferim.

Mesfushori me skuadrën e tij vietnameze ka 15 paraqitje këtë sezon, duke arritur të gjejë 6 herë rrugën e golit.

Gramoz Kurtaj, mesfushori me eksperiencë në futbollin evropian, i cili pritet të zbarkojë në Superligën e Kosovës

Gramoz Kurtaj do të jetë transferimi i shtatë nga skuadra e Gentjan Mezanit këtë verë.

Kurtaj do të jetë një ndihmë e madhe për Gjilanin, me gjithë përvojën që ka fituar në aventurën e tij të gjatë në Evropë.