Fjalë Kyçe

Grand Prix Portugalia: Fitore për Distria Krasniqin, kalon në raundin e tretë

Grand Prix Portugalia: Fitore për Distria Krasniqin, kalon në raundin e tretë

Distria Krasnqi është përballur me Leonie Gonzalez.

Kundërshtarja e Distria Krasniqit në raundin e dytë ishte Leonie Gonzalez, nga Franca. Të dyja garueset janë pjesë e kategorisë -52 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Distria fitoi e para një pikë në këtë duel, si dhe kundërshtarja e saj mori një penalizim, duke i dhënë epërsi qysh në fillim të luftës.

Kjo qetësi i ndihmoi Disit, e cila ruajti mirë avantazhin e saj. Dy ndëshkime të tjera për kundërshtaren iu shënuan IPPON Disit, e cila kalon në raundin tjetër.

Në të njëjtën kategori më parë u mposht Erza Muminoviq, por gara vazhdon për Disin.