Fjalë Kyçe

Granit Xhaka i shqetësuar, kjo është arsyeja

Granit Xhaka i shqetësuar, kjo është arsyeja

Granit Xhaka frikësohet se forma e dobët e Arsenalit si mysafir do të ndikojë sërish për keq në gjasat e tyre për të siguruar një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Xhaka është i acaruar me faktin se forma jo e mirë në udhëtim do t’ia shkatërrojë edicionin klubit londinez, ashtu siç ndodhi në vitin e kaluar.

Futbollisti nga Kosova dëshiron që klubi i tij të tregojë formën e njëjtë që e tregon edhe në “Emirates”, shkruan “Goal.com”.

“Është shumë acaruese. Forma jonë në shtëpi është aq e mirë. Nëse do të kishim fituar njërën prej tri ndeshjeve të fundit në ligë (humbjet ndaj Crystal Palacet në shtëpi dhe ndaj Wolverhamptonit dhe Leciesterit në udhëtim) ne do të ishim në top katërshe”, ka deklaruar Xhaka.

“E njëjta gjë na shkatërroi vitin e kaluar. Unë thjesht shpresoj që të mos na e shkatërroj edhe këtë herë. Ne duhet të shikojmë përpara”, shtoi ai.