Fjalë Kyçe

Granit Xhaka: Krenar për interesimin e Romës, kur të vjen koha flasim për transferimin

Granit Xhaka: Krenar për interesimin e Romës, kur të vjen koha flasim për transferimin

Granit Xhaka ka reaguar pas spekulimeve rreth të ardhmes së tij dhe interesimit nga Roma.

Ai konfirmoi interesin e Romës për të, në një intervistë të dhënë për Blick Sport nga grumbullimi i Kombëtares së Zvicrës në Bad Ragaz.

“Të gjithë e njohin Mourinhon”.

“Ndjeva interesin, gjë që më bën krenar, padyshim që kam lexuar spekulimet rreth Romës. Të gjithë e njohin Mourinhon dhe ata e din se çfarë ai ka arritur të bëjë në karrierën e tij. Ai është dikush që di të fitoj tituj, thjesht shikoni punën që ai ka bërë në vitet e fundit” u shpreh Xhaka për Blick Sport, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se tani për tani është i përqendruar vetëm te ekipi kombëtar.

“Kjo është gjëja më e rëndësishmja tani, më shumë se Arsenali apo spekulimet e transfereve. Unë kam ende dy vjet në kontratën time tek Arsenali dhe ata e dinë se çfarë mund të jap. Por kur koha është e duhur, ne duhet të flasim për një transferim, unë do të jem atje”.

Mesfushori i Arsenalit është objektivi kryesor i Drejtorit Sportiv të Romës, Tiago Pinto, për të forcuar skuadrën që do t’i dorëzohet Jose Mourinho, dhe Special One kërkoi zviceranin si një element shumë të rëndësishëm.