Fjalë Kyçe

Granit Xhaka mungon në seancën e parë stërvitore te Zvicra

Granit Xhaka mungon në seancën e parë stërvitore te Zvicra

Përfaqësuesja e Zvicrës ka nisur sot grumbullimin në prag të dy ndeshjeve miqësore të këtij muaji.

Përzgjedhësi Murat Yakin sot në Marbella ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore.

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, ka munguar në stërvitjen e sotme. Megjithatë, ai do të jetë gati për stërvitjen e nesërme.

Federata e Futbollit e Zvicrës bëri të ditur se Xhaka mungoi sot sepse është i sëmurë, transmeton express.

Ndryshe, Zvicra miqësoren e parë do të luajë më 26 mars, në “Wembley” të Londrës kundër Anglisë, kurse tri ditë më vonë në do të përballet me Kosovën në Cyrih.