Fjalë Kyçe

Gratë bëjnë rezistencë përmes sportit të vrapimit

Gratë bëjnë rezistencë përmes sportit të vrapimit

“Pse nuk mund të qëndroni vetëm në shtëpi?”, bërtiti një burrë drejt dy vrapueseve që po vraponin në shtegun e garës – me funde të gjata, bluza që ua mbulonin krahët në një nxehtësi shumë të madhe.

Ai nuk ishte personi i vetëm që i xhelozonte femrat që po merrnin pjesë në garën prej dhjetë kilometrave, pjesë e një ngjarjeje vjetore që përfshin edhe një maratonë, ku më shumë se 250 prej 320 garuesit e këtij viti ishin meshkuj. Por, disa spektatorë të tjerë të kësaj gare, kishin fjalë më të ëmbla për femrat.

“Vraponi dhe mposhtni meshkujt me këmbë të holla!”, dëgjohej zëri i një gruaje që motivonte femrat garuese.

Të gjitha femrat që ishin pjesë e kësaj gare ishin të veshura në përputhje me praktikat islame në rajon, gjë që kërkon që pjesa më e madhe e trupit të një gruaje të jetë e mbuluar. Gara po mbahej në një shoqëri tradicionale, konservatore dhe femrat me pjesëmarrje po jepnin shenja se gjërat në këtë vend mund të ndryshonin. Bëhet fjalë për Somalilandin, vend që ka shpallur pavarësimin nga Somalia në vitin 1991 dhe në të cilin kjo maratonë organizohet tashmë dy vjet për të ndihmuar në edukimin e shoqërisë. Rajoni i shkëputur në veri-perëndim të Somalisë, nuk njihet ndërkombëtarisht. Por, për ndryshim nga zonat e jugut, që tashmë janë rrënuar nga luftimet e klaneve dhe terrorizmi, Somalilandi është një oazë tërheqëse edhe për turistët.

Kështu që, ngjarjet e vrapimit në këtë vend janë pjesë e kulturës, pasi në to marrin pjesë edhe atletë nga mbarë botë. Këtë vit, vrapues prej 16 shteteve erdhën në Hargeisa, kryeqytetin e rajonit, për pjesëmarrje.

Çdo vit, numri i femrave vendase në këtë garë po shtohet dhe kjo është një shenjë e mirë se jeta për këtë gjini ka filluar të ndryshojë, pasi deri vonë ka qenë e mbyllur në përgjithësi. Në shoqërinë e mbizotëruar nga meshkujt në Somaliland, Qeveria dhe bizneset, por edhe mediat janë ekskluzivisht për meshkujt. Numri i grave të papunësuara është dyfish më i madh se i meshkujve dhe krahas kësaj, atyre nuk i lejohet arsimimi në nivelet më të larta. Gjithashtu, përballen edhe me shumë pengesa të mëdha… Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore.