Deputetet e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, sot në seancën konstituive kanë zgjedhur të vishen të gjitha me të bardha.
Arbërie Nagavci, ka thënë për mediat se kjo ka të bëjë me sensibilizimin ndaj grave, sepse është hera e parë që ka kaq shumë gra deputete në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë veshje, kanë dashur t’ju tregojnë të gjithëve se gratë mund të arrijnë gjithçka.
Kuvendi ka shkuar në pauzë 20 minutëshe.