Fjalë Kyçe

Gratë e udhëheqësve shtetërorë, larg aktiviteteve

Gratë e udhëheqësve shtetërorë, larg aktiviteteve

Janë këto disa nga fjalët që zonja e parë e Amerikës i tha në një vjetorin e iniciativës “Let Girls Learn”, e krijuar pikërisht nga ajo.

Përmes këtij projekti çdo vit u investuan 1 miliardë dollarë në të gjithë botën, për t’u shkolluar vajzat, u trajnuan 300.000 mësues e siguruan 35 milionë tekste të shkruara.

S’është e vetmja Obama që investoi për ta forcuar rolin e gruas në shoqëri.

Por diçka e tillë s’po ndodhë në Kosovë.

Për 8 Mars , gratë e liderëve shtetërorë nuk u panë në ndonjë aktivitet për gratë e madje as nuk uruan për këtë ditë.

Lumnije Thaçi, gruaja e Presidentit, më herët ishte parë në disa aktivitete të rralla por kohët e fundit ajo nuk është paraqitur aktive në pothuajse asnjë aktivitet që lidhet me gratë.

Aktive s’u pa as bashkëshortja e Kryeministrit, Anita Haradinaj.

E pak më shpesh në publik shihet gruaja e kryeparlamentarit, Violeta Veseli.

Kadri Veseli u paraqit ne një video në të cilën bashkë me bashkëshorten takoi disa gra.

Por prapë, po del se roli i grave të liderëve shtetërorë është shumë i vogël në këtë aspekt.

Kështu thotë Luljeta Demolli, Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore.

Madje sipas Demollit, fokusi i tyre është vetëm te shtresa elitare.

Ajo kritikoi mungesën e grave të liderëve në marshin protestues për të drejtat e grave gjatë së premtes.

E Sipas sociologes Sibel Halimi, shteti do të duhej të aktivizohej në këtë aspekt.

Halimi thotë se nuk mungon iniciativa, por ato janë të izoluara dhe nuk funksionojnë në vazhdimësi.