Një grup i grave japoneze e kanë dorëzuar një peticion në qeverinë e këtij vendi kundër obligimit për të mbathur taka të larta në vendin e punës.
Fushata e titulluar “KuToo”, e cila e ka marrë emrin nga fjalët japoneze “kutsu” (këpucët) dhe “kutsuu” (dhimbja), u organizua nga aktorja dhe shkrimtarja Yumi Ishikawa dhe për një kohë të shkurtër fitoi përkrahje të madhe.
Aktivistët e kësaj fushate thonë se mbathja e takave të larta është bërë pothuajse e obligueshme në rastet kur kërkohet punë në shumicën e kompanive japoneze.
Pas takimit me zyrtarët e ministrisë së punës, Ishikawa tha: “Sot e dorëzuam peticionin që bën thirrje për miratimin e ligjeve që ua ndalojnë punëdhënësve t’i detyrojnë punëtoret të mbathin taka të larta sepse kjo paraqet diskriminim gjinor.
Aktorja tregoi se si një zyrtare e qeverisë i tha gjatë takimit se e mirëkupton këtë kërkesë dhe se kjo është hera e parë që zëri i tyre ka depërtuar në ministri. “Ky është një hap përpara”, shtoi Ishikawa.
Sidoqoftë, zyrtarët e ministrisë së punës ende nuk e kanë komentuar pranimin e këtij peticioni, shkruan “The Guardian”.