Fjalë Kyçe

Gratë kosovare mbulohen me lule, por disa qytetarë ende mendojnë se 8 marsi është festë e pakuptimtë

Gratë kosovare mbulohen me lule, por disa qytetarë ende mendojnë se 8 marsi është festë e pakuptimtë

Sheshi i Prishtinës sot është bërë shumëngjyrësh.

Kjo për shkak që në secilën pjesë po shiten lulet në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Të interesuarit për të blerë këtë produkt, që për vit iu dhurohet grave e vajzave janë të shumtë në numër, sa që para dyqaneve po formohen radhët e pritjes.

Dikush blen lule për nënën e dikush për bashkëshorten.

E shumë gra në qytet shihen me lule në dorë.

Një grup me to, pas drekës së përbashkët kanë edhe dhuratat në duar.

Ndërkaq se kush ia solli këto lule tregon edhe Zymryte Sylejmani.

Por se kjo ditë nuk duhet të jetë e vetmja kur gratë vlerësohen e thotë një tjetër qytetar.

Megjithatë, ende për dikë festimi i 8 marsit dhe kërkesat për barazi gjinore s’kanë kuptim./t7