Çfarë duhet të bëjë një grua që të jetë në krye të vendit në Shtëpinë e Bardhë?
Gati njëqind vjet prej ditës kur grave amerikane iu dha e drejta për të votuar, kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje. Mirëpo në mesin e gushtit, Kamala Harris, senatore nga Kalifornia, që është emëruar si kandidate e demokratëve për zëvendëpresidente, mund të jetë një hap larg dhënies së kësaj përgjigjeje.
Nëse demokratët i fitojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ajo do të trokasë në dyert e presidencës, për t’u bërë gruaja e parë që iu afrua më së shumti zyrës më të rëndësishme amerikane. Teksa Harrisi është vetëm gruaja e katërt që ka në dorë biletën për Shtëpinë Bardhë, ajo do të përballet me tema të rënda, siç janë raca dhe gjinia.
Senatorja Harris është vetëm njëra nga katër gratë që morën pjesë në garën presidenciale.
Njëra prej tyre ishte afro-amerikane që ua shtroi rrugën të tjerave drejt këtij synimi.
Shirley Chisholm – 1972
“Nuk jam kandidate e Amerikës me ngjyrë, ndonëse jam me ngjyrë dhe krenare. Nuk jam kandidate e lëvizjes së grave të këtij shteti, ani pse jam grua… Jam kandidate e njerëzve të Amerikës” – kishte thënë Shirley Chisholm, duke e shpallur kandidaturën para Kishës Brooklyn Concord Baptist.
Gruaja e parë amerikane që kandidoi për nominim në garën presidenciale të demokratëve, gjithashtu ishte e para që shërbeu në Kongres, kur u zgjodh në vitin 1968, në kohë të turbullta me tensione raciste që kapluan shtetin amerikan. Ajo ishte e vetmja grua që fitoi atë vit.